Bien temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 2 shkurt 2025

Parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë verilindore. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë në territorin Shqiptar.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim, vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë vendin duke sjellë reshje të dobëta shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje të pakta dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera maksimale në Durrës.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 2.02.2025 08:45