Pas reshjeve të shiut, temperaturat në të gjithë vendin kanë rënë. Mësohet se qarku juglindor i Korçës sot është zbardhur nga dëbora.
Bora ka mbuluar zonat më të larta malore si Mali i Thatë, Mokra dhe fshati Shtyllë në Bashkinë e Korçës. Nuk paraqiten problematika për shkak se reshjet e borës kanë qenë jo në formë të dendur.
Edhe fshati turistik i Dardhës mbrëmjen e djeshme është prekur disa minuta nga bora.
Reshje e para të dëborës mbulojnë edhe malet e Shebanikut, Stëblevës, Qarrishtës, Sopotit, Polisit,Babjes, Gurit Muzhaqit në Girakuq dhe Rrajcës
Temperaturat ditën e sotme shënojnë 9 gradë maksimale dhe 4 minimalja, ndërkohë që ditën e premte pritet që temperaturat të shkojnë nën zero.