Tre persona kanë përfunduar në spital pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi, rreth orës 17:25, në Dhërmi.
Policia njofton se shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar.
Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com