Sot ka pasur një ulje të lehtë të infektimeve me COVID në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4024 testime të kryera, kanë rezultuar 1017 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit. Kurse dje u raportuan 1697 qytetarë të infektuar. Sot betejën me COVID e kanë humbur 2 qytetarë.
“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 48 vjeçe, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç”, thotë ministria.
1017 qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me COVID janë në këto bashki: 618 në Tiranë, 41 në Lushnje, 33 Durrës, 30 në Berat, 29 në Fier, 25 në Vlorë, 22 në Gjirokastër, 16 në Sarandë, 15 Mallakastër, 12 në Kurbin, Krujë, Dibër, Devoll, 11 në Peqin, 10 në Kukës, Lezhë, Gramsh, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Delvinë, Korçë, 6 në Shijak, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 5 në Vorë, Pogradec, Kuçovë, 4 Divjakë, Skrapar, 3 në Shkodër, Has, Rrogozhinë, 2 në Pukë, Tropojë, Mat, Memaliaj, 1 në Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Librazhd.
Në të gjithë vendin janë 20,928 pacientë aktivë me COVID19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1,254 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 209,455 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.
Statistika (17 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,017
Të shëruar në 24 orë 1,254
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 4,024
Testime totale 1,580,889
Raste pozitive 233,654
Raste të shëruara 209,455
Raste Aktive 20,928
Humbje jete 3,271
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10,161
Durrës 1,601
Fier 1,589
Elbasan 1,475
Shkodër 1,291
Vlorë 1,224
Gjirokastër 950
Berat 794
Lezhë 706
Korçë 699
Dibër 236
Kukës 202/albeu.com/