Bie ndjeshëm numri i infeksioneve të reja, a do të Sanatoriumi si spital COVID?

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 17 qytetarë, teksa kanë humbur jetën dhe tre persona.

Ndërkohë raportohet se në 72 orët e fundit në spitali COVID 2, atë të Sefqet Ndroqit ka mbërritur vetëm një urgjencë nga rrethet, e ndërsa numri i të shtruarve është reduktuar në 25.

Paraprakisht raportohet se Sanatoriumi po shkon drejt mbylljes si spital COVID, ku pacientët e infektuar janë grupuar në dy pavione të katit të tretë ndërsa pavionet e tjera të boshatisura po deziinfektohen.

E ndërsa spitali i Sanatorimit vijon të mbajë statusin covid 2 për vetëm 25 të shtruar, nga 250 shtretër që ka ky spital, me mijëra të sëmurë kronikë që vuajnë nga patologji të shumta në mushkri kanë një vit që kanë mbetur pa një spital të dedikuar, por kanë një hapësirë në ish godinën e vjetër të kirurgjisë në QSUT.

Gjithashtu spitali covid 1 ai i Infektivit,  numëron rreth 20 të shtruar nga 120 shtretër kapaciteti, dhe mesatarisht 3 urgjenca ditore nga rrethet e jugut dhe kryeqyteti.


Shtuar 17.05.2021 19:11