Bie avioni 4 km larg pistës, 4 të vdekur (VIDEO)

Një aeroplan është rrëzuar vetëm 4 kilometra larg pistës në Rusi.

Katër persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të aeroplanit L-410 me 14 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit në Rajonin Irkutsk të Siberisë herët të dielën, thanë autoritetet lokale.

Sipas mediave ruse, Komiteti Hetues Rus ka thënë se është ngritur një çështje penale për shkelje të rregullave të sigurisë. Bëhet me dije që avioni për shkak të problemeve teknike është rrëzuar vetëm 4 kilometra larg pistës.

Më herët gjatë ditës, një guvernator rajonal tha se një nga pasagjerët i tha atij në telefon se nuk kishte zjarr në vendin e rrëzimit, por pasagjerët ishin bllokuar brenda aeroplanit./albeu.com


Shtuar 12.09.2021 22:37