Kryeministri, Edi Rama, ka prezantuar sot drejtuesen e re të Kadastrës.
Rama njoftoi nëpërmjet një video live në Facebook se Dallëndyshe Bici do të jetë drejtuesja e re e Kadastrës. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se ka atdhur koha që të mbyllen përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës.
Artan Lame u largua nga detyra si drejtor i Kadastrës dy ditë më parë.
“Rezultatet janë të dukshme janë të prekshme! Por sot është koha për një shkëputje. Sot kemi një baze nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Koha të mbyllim përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Duhen mbyllur të gjitha sportelet. Kadastra gjithë personeli duhet të hyjë mbrapa ekranit. Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes AKSHI-i”, tha Rama./albeu.com/