Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit 40 miliardë të tjera shpenzime të reja urgjente, duke përfshirë 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.
Shtetet e Bashkuara deri më tani i kanë ofruar Kievit më shumë se 113 miliardë dollarë ndihmë që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt 2021, duke e bërë atë financuesin më të madh të Ukrainës në mbrojtjen e saj kundër Moskës.
Në kërkesën e fundit për fonde për Kievin, Shtëpia e Bardhë kërkon 200 milionë dollarë për të kundërshtuar grupin mercenar rus Wagner në vendet afrikane.
Administrata Biden i ka kërkuar gjithashtu Kongresit 12 miliardë dollarë për të rimbushur fondin federal të ndihmës ndaj fatkeqësive dhe 4 miliardë dollarë për të adresuar çështjet në kufirin meksikan, si strehimi dhe shërbimet për migrantët dhe lufta kundër trafikimit./albeu.com