Berishës nuk i del inati me Bashën: Është lider “i thyer”, na turpëroi fare (VIDEO)

Ish-kryeministri Berisha u shpreh se Basha nuk mund të bëhet kurrë lider.

Kjo sipas Berishës, sepse ai është një lider i thyer që “pushkatoi” një nga një njerëzit e afërt të Berishës.

“Ai është një lider “i thyer”, që nxorri në pritë dhe pushkatoi një nga një ish bashkëpunëtorët e mi. Llideri po nuk u krijua në mendjet dhe zemrat tuaja, nuk bëhet lider. Na turpëroi dhe na uli kokën të gjithëve”, u shpreh Berisha.

Për Berishën, e vetmja zgjidhje që Partia Demokratike të marrë frymë, është largimi i Bashës dhe futja e partisë në një proces zgjedhor./albeu.com