Berisha tregon kush loboi që ai të shpallet “non-grata” nga SHBA, cila është lidhja me Kosovën?

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur se është shpallur “non grata” nga SHBA, pas lobimeve korruptive të manjatit George Sorros.

Komentet Berisha i ka bërë në “Context”, në ATV ku ishte i ftuar. Ndër të tjera ai ka folur edhe për sanksionet që SHBA i ka vendosur atij dhe familjes së tij.

“Shpallja ime “non-grata” është një diktim i lobimit korruptiv të George Sorrosit dhe Edi Ramës pa asnjë provë dhe interes. Dhe fatmirësisht këtë nuk e them vetëm unë por ia thanë sekretarit amerikan edhe kongresmen”, tha Berisha në Context.

“Unë kam deklaruar publikisht që George Soros të shpallet “non grata”. Edi Rama është njeriu më i pushtetshmë duke u krahasuar edhe me Ramiz Alinë dhe këtë ndihmë e ka nga Sorros”, theksoi Berisha.

Berisha gjithashtu ka përsëritur se edhe kundërshtimi i tij për ndryshim kufijsh të Kosovës ka qenë një nga faktorët e këtij penalizimi./albeu.com/


Shtuar 28.01.2022 09:20