“Godet” Berisha: Ju tregoj se si janë bërë MEME ata që më shpallën “non grata”

Ish-kryeministri Berisha u shpreh se ata që e shpallën “non grata” janë bërë meme.

Berisha tha se u shpall “i padëshiruar” pa pasur asnjë problem personal, pasi kërkoi shpalljen “non grada” të Sorosit në Parlament dhe forume ndërkombëtare.

Sipas ish-kryeministrit nuk ka asnjë provë për shpalljen e tij “non grata”.

“Ata që arritën të lobojnë në mënyrën më korruptive për shpalljen time non grata pa asnjë fakt, sa tani është bërë meme “fakte kemi po nuk i themi”. Në këtë kontekst duhet të shkojmë te rrënjët e problemit. U shpalla non grata duke mos pasur asnjë problem personal, se kërkova shpalljen non grada të Sorosit në Parlament dhe forume ndërkombëtare. Kam kërkuar që SHBA-ja të ndalonte me ligj veprimtarinë e tij në vendet e Evropës Lindore”, u shpreh Berisha./albeu.com/

Shtuar 20.01.2022 22:26