Në vijim të fjalës së tij në Fier, Berisha ka sulmuar Bashën për rezultatin katastrofik të vitit 2017.
Berisha tha se Basha nuk bënte opozitë dhe rolin e opozitës e mori Ilir Meta dhe LSI që kishin qenë në qeveri bashkë me Edi Ramën.
Sipas Berishës, Lulzim Basha u’a ka ulur kokën demokratëve me 4 palë zgjedhje të humbura dhe duhej të dorëhiqej një orë e më parë.
Indirekt doktori duke sulmuar Bashën, preku edhe Ilir Metën e LSI-në kur tha se kanë bashkëpunuar me Ramën në mandatin e parë dhe bënin si opozitarë./albeu.com