Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në selinë e Partisë Demokratike dhe nga ambientet e jashtë a folur për gazetarët.
Berisha tha se Basha ka blinduar selinë e PD-së duke dashur të konfiskojë shtëpinë e demokratëve, por u zotuar se në protestën e ditës së nesërme, ajo do t’u kthehet demokratëve.
Ai gjithashtu u bëri ftesë demokratëve të bashkohen me të.
“Zonja dhe zotërinj, prej disa ditësh shqiptarët po përjetojnë, po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës apo realizmit fantastik të Garsia Marquez. Skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga akëte e turpshme në ato më të turpshme. Një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur asnjë grimcë e vogël e integritet moral politik dhe qytetar, Nuk mundet kush të imagjinonte që një ish lideri i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshtrimit ët verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij, në blindimin dhe shndërrimin në bunker burg të selisë së PD-së, bllokimin e hyrjes në këtë seli për deputetët, mbushjen e kësaj selie me kriminelë që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzisht, trafiqe kriminale, kate seriale gjer te fanatizëm dhe ektremizma të dënueshme. Unë në këtë rast dua të sqaroj çdo qytetar se qëndrimi ynë nuk kë të bëjë me një tryezë, dhomë karrige, por ka të bëhet me zbatimin e parimit më themelor mbi të cilën ndërtohen organizatat, shoqëritë dhe vendet e lira. Ka të bëjë me atë parim sipas të cilit shumica vendos, pakica respektohet. Në qëndrimin e deputetit Basha, del e qartë si rita e diellit se si si pakicë kërcon të dhunojë shumicë, kërkon t’u konfiskojë demokratëve ndërtesën e saj, duke traktuar atë si pronë personale. Kemi të bëjmë me një përpjekje të jashtëzakonshëm për asgjësimin e pluralizmit politik, për të mbrojtur individë që nuk kanë asnjë lloj morali politik apo njerëzor. Ftoj të gjithë anëtarët e PD-së, 44 mijë, të cilët firmosën në liri të plotë shkarkimin e ish kryetarit të tyre për dhunimin flagrant të statutit dhe parimeve dhe çdo lloj norme tjetër demokratike në PD. Ftoj të gjithë anëtarët e PD-së të bashkohen për të marrë në dorëzim shtëpinë e tyre, për ta shndërruar në shtëpi lirie në një protestë paqësore. Garantoj të gjithë punonjësit e kësaj ndërtese se protestuesit nuk kanë as hatërmbetjen më të vogël ndaj tyre, të qëndrojnë të qetë. Problemi i vetëm është hapja e dyerve dhe çlirimi i saj nga pengu i Ramës, peng Basha. Nesër ftoj deputetët e PD-së të jenë këtu dhe të mos qëndrojnë më asnjë minutë me Bashën”, tha Berisha.