Berisha: Revolucioni nuk ndalet, do qendrojmë në këmbë deri në largimin e Edi Ramës

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimit me strukturat e partisë në degët 2 dhe 5 n Tiranë, dekalroi sërish se revolucioni nuk ndalet.

Ai theksoi se opozita dhe shqiptarët do të jenë në këmbë deri në largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Jemi në një revolucion demokratik paqësor, por jemi në një revolucion sepse asnjë njeri nuk mund të na thotë ne një rrugë tjetër për përmbysjen e kësaj kufome politike që quhet Edi Rama, i cili ka arritur në një stad që kundërmon në Shqipëri, rajon e mbarë botën.

Ka arritur në një stad që i lejon vetes të bëjë çdo gjë, përbën rrezik real për çdo shqiptar, një stad i cili në vend të vetëarkivohej për ato që ka kryer, përpiqet të mbahet në çdo fije bari për të shtyrë mbijetesën e tij qoftë edhe thjeshtë si kufomë politike.

Ndaj jemi të angazhuar në këtë lëvizje të fuqishme, paqësore që do vijojë deri në përmbysjen e këtij despoti, kryeministri, i cili nuk njeh asnjë ligj e parim kur vjen puna për pushtetin e tij, pasurimin e tij dhe për të goditur kundërshtarët e vlerat e demokracisë.

Ne do jemi në këmbë e do përballemi me të. Do bëjmë gjithçka që ta largojmë nga pushteti.

Edi Rama dhe suita e tij janë një grup pushtetarësh që nëse ju i vëreni me kujdes, rrezatojnë urrejtje ndaj qytetarëve shqiptar në çdo akt e vendim.

Rrezikojnë urrejtjen e hajdutit për viktimën që thonë: Mirë ua bëra.

E thotë KLSH, në 9 muaj Rama e ministrat e  tij kanë vjedhur 122 mld lekë”, ka deklaruar Berisha.


Shtuar 1.03.2023 19:27