Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë që i caktoi Apeli i Posaçëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka depozituar një recurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shfuqizimin e masës së sigurimit të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO.

Apeli i Posaçëm, i caktoi ish-kryeministrit masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në 3 janar të këtij viti.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Berisha u mbajt në arrest shtëpiak pasi nuk respektoi masën fillestare të detyrimit të paraqitjes së caktuar nga GJKKO, në kuadër të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Së bashku me Berishën, asokohe u ndalua edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili sot mbahet në arrest shtëpiak.


Shtuar 21.03.2025 13:04