Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama i shiti detin Greqisë.
Komentet Berisha i bëri nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që po zhvillohet momentalisht, ku tha se Rama është një tradhëtar që nuk duhet toleruar.
Kreu i PD-së tha se marrëveshja e 2009 nuk ishte e përsosur, por tani Rama po shet detin, ndërkohë që të dy palët do t’i drejtohen Hagës. Sipas tij në gjykatë po shkohet për të përcaktuar 12 milje për palën tjetër.
“Edi Rama e shiti detin. Kishte vetëm një shpresë aty që ishte një proces në marrëveshje e sipër dhe ti po ndryshon rregullta e lojës. Edi Rama e pranoi këtë dhe tha nuk ka marrëveshje. pra tha nuk po shkohet në gjykatë për marrëveshjen e vitit 2009. Po shkohet për të përcaktuar linjën detare me 12 milje pala tjetër, dhuratë plotësisht e Edi Ramës për shkak të largimit të tij nga gjykimi i marrëveshjes së vitit 2009. Ajo marrëveshje po shkonte në gjykatë. Dhe ky zotëri ka bërë çdo hap tani në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për të nuk ekziston gjykatë. Sillet sikur ta ketë Shqipërinë çiflig të vetin.
Në marrëveshjen e 2009 të gjitha zonat e gazit dhe naftës binin në territorin e Shqipërisë. Në marrëveshjen që do të firmoset me 12 milje ato kalojnë në republikën helvetike. Ky është aspekti i Ramës me interesin kombëtar”, u shpreh Berisha.
Ai e quajti tradhtar kundërshtarin e tij politik në Kryeministri dhe theksoi se shqiptarët nuk duhet ta tolerojnë. “Nuk ka botë që toleron një tradhtar si ky”, deklaroi Berisha./albeu.com/