Kreu i opozitës Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj kreu të qeverisë, kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e rastit të ditëlindjes se Skënderbeut, Berisha e krahasoi Ramën me figurën e Hamza Kastriotit.
Më tej, Berisha e lidh krahasimin me qëndrimet që ka mbajtur Rama ndaj shqiptarëve, të cilat sipas kryedemokratit kanë tejkaluar Vuçiçin.
Të lidhura
None found
“Miq, ne e nderojmë sot këtë figurë të papërsëritshme të historisë tonë kombëtare në një moment kur vendi është në një udhëkryq të rrezikshëm. Pas largimit të Skënderbeut nga froni i tij në këtë kështjellë dhe shuarjes së qëndresës së Krujës, Shkodrës, të shqiptarëve, dhjetëra mijëra shqiptarë emigruan në Itali dhe vende të tjera për të mbetur përjetësisht shqiptarë.
Pra, një pushtim i egër i detyroi ata të largohen. Por miqtë e mi, një pushtim tjetër, ndër më të egrit që ka njohur historia, detyroi si kurrë ndonjëherë më parë 47 përqind të shqiptarëve të largohen në 10 vite nga Shqipëria. Dhe ky nuk është një sulltan osman, jo, ky është një argat i Beogradit, për shqiptarët më i zi shumë herë se Gjeorgjeviçi, më i zi se Vuçiçi, më i zi se Çubrilloviçi.
Sepse me qëndrimet e tij ndaj shqiptarëve, ky ka tejkaluar Vuçiçin. Ky bëri gjithçka që t’i bëjë të zezën Kosovës, vetëm e vetëm që ta copëtojë atë. Imagjinoni ju sot, një kryeministër shqiptar që i vë sanksione qeverisë së Kosovës, shtetit të Kosovës, të ngritur mbi gjakun e dhjetëra mijëra shqiptarëve për liri e dinjitet, fryëmzuar nga Skënderbeu. Imagjinoni ju një shqiptar pa gjak shqiptari që hedh në gjyq kryeministrin e Kosovës. Imagjinoni ju një shqiptar, argat i Vuçiçit, që veriun e Kosovës e quan tokë e askujt. Imagjinoni ju një shqiptar pa gjak shqiptari, që shuan Kosovën e ngritur mbi gjakun e dhjetëra mijëra shqiptarëve nga harta dhe vë përpara me padronin e tij Vuçiç një hartë ku Kosova del e bashkuar me Serbinë. Imagjinoni ju një shqiptar, i cili krijon pasi është shpërbërë me gjak dhe përpjekje të mëdha për liri ish-Jugosllavia skllavëruse, krijon në Novi Sad, Jugosllavinë e re.
Imagjinoni një shqiptar, që edhe në ditët më të vështira të Aleksandër Vuçiçit, kur del para gjithë botës si përfaqësues i Rusisë së Vogël. Kur e shndërron Serbinë në një prapavijë të agresionit rus ndaj Ukrainës, kalon nga samiti në samit duke kërkuar të mos i kërkohet të zbatojë Vuçiçi sanksionet e Europës ndaj Rusisë. Çfarë gjaku ka ky? A nuk është ky një gjak më i keq se i çdo osmanliu që ka sulmuar këtë tokë? A nuk është ky një Ballaban, një Hamza? Çfarë mund t’i thuhet këtij”?- u shpreh Berisha.
