Berisha për primaret nga “Foltorja” e Vaut të Dejës: Merr fund emërimi me zarfet me euro (VIDEO)

Ish kryeministri, Sali Berisha po mban “Foltoren” me demokratët në Vaun e Dejës

Berisha po flet për primaret e që po mbahen sot për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar gjatë zgjedhjeve të 6 marsit.

“Kam kënaqësi të veçantë se takohem sot me ju në një ditë të rëndësishme për PD por dhe për vendin. Sot në 6 bashki të Shqipërisë, Shkodërm, Durrës, Peshkopi, Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë, anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin me votën e tyre të lirë kandidaten apo kandidatin për qytetar të parë. Unë mendoj se kjo është një arritje e madhe. 4 muaj më parë e premtuam këtë praktikë, u zotuam se do rikthenim votën e lirë. Sot ajo po ushtrohet nga mijëra demorkatë. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve tuaj. Ju jap fjalën se ju me votën tuaj do zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive por edhe këshilltarët, deputetët dhe në të ardhmen e afërt edhe kryeministrin tuaj. Merr fund praktika e emërimeve nga lart dhe zarfeve me euro për të fituar këtë emërim”, është shprehur Berisha./albeu.com/


Shtuar 30.01.2022 15:35