Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka reaguar sërish për ngjarjen e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani.
Ai ka nxjerrë një raport të prokurorisë së Elbasanit, dhe thotë se në makinën e dy prej personave të akuzuar si të përfshirë në ngjarje janë gjetur karta identiteti, pasaporta dhe fletë votimi.
Berisha gjithashtu thotë se në vendngjarje janë gjetur tre llojë gëzhojash, që sipas trij, tregon se ka pasur përplasje me armë.
“Raporti zyrtar mbi ngjarjen tragjike ne Elbasan! Trafikanti Ardi Veliu ka mashtruar publikisht shqiptaret. Ne makinen e banditeve,trafikantit Greca dhe vrasesit Klement Xhaferi sipas raportit zyrtar qe policia i ka dorzuar Veliut dhe prokurorise u gjenden dhjetra karta identiteti, pasaporta biometrike, flete votimi, bllok pagesash deri dhe shkop gome policie.
Ndersa kryehorri i pafytyre ne krye te narkopolicise u tha shqiptareve se ne makinat e bandes nuk u gjenden materiale zgjedhore.
Perveç kesaj ne raportin oficereve te policise ne vend ngjarje drejtuar kryehorrit ne krye te narkopolicise dhe narkoprokurorit te Elbasanit thuhet se u gjeten 3 lloj gezhojash cka tregon se ne drejtim te aktivisteve te Pd u qellua nga dy gryka zjarri, Ardi Veliu mashtroi duke thene se u gjeten dy lloj gezhojash.
Ketu me poshte keni raportin e dy oficereve te policise gjyqsore per ngjarjen qe pergjaku Elbasanin, i cili deshmon vertetsine e plote te deshmive te veprimtareve te PD per ngjarjen tragjike dhe manipulimin e ngjarjes nga autori i vrasjes se vertet Edi Rama dhe puthadori i tij Ardi Veliu! Sb”, shkruan Berisha./albeu.com