Berisha nesër në SPAK, demokratët thërrasin sërish protestë para Prokurorisë së Posaçme

Ditën e nesërme, kryedemokrati Sali Berisha, do të paraqitet sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Partia Demokratike, ka thirrur një tjetër protestë para ambienteve të SPAK, teksa pritet që

Në njoftimin e shpërndarë për demokratët, bëhet thirrje që protestuesit të mblidhen sërish para SPAK në orën 9:30.

“Te dashur miq. Diten e Hene eshte data e radhes e percaktuar per tu parqitur Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha ne SKAP. ..Ndaj ne ora 9:30 perseri te gjithe ne proteste perpara SKAP- it si vegel ne duart e Rames per te perndjekur kundershtaret politik. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e shpërndarë me strukturat e PD.

SPAK ka apeluar më herët vendimin e lirimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak, duke kërkuar rikthimin e kësaj mase sigurie.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.”

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, pasi SPAK e akuzon për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, që u përshtatën për interesat e pesë familjeve pronare të kompleksit sportiv “Partizani.” Sipas SPAK, nga këto veprime ka përfituar gjithashtu dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.


Shtuar 19.01.2025 12:42