Berisha në objektiv, deputeti gjerman: SPAK po bën punën e tij, absurd politizimi i çështjes

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum ka komentuar vendimet e fundit të SPAK, ku me masën “detyrim paraqitje” është ish – kryeministri Sali Berisha, ndërsa dhëndri i tij ndodhet pas hekurave për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Në një konferencë për mediat në Shqipëri, Krichbaum tha se SPAK po bën punën e tij, ndërsa deklaratat për politizim e janë absurde.

Të lidhura

None found

“Reformat nuk bëhen në dobi të Berlinit apo Parisit, por vetë vendit që të përfitojnë nga frytet e anëtarësimit në BE një ditë. SPAK-u është e përkushtuar ndaj luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Unë do të mbrohesha kundrejt të gjitha sulmeve që do të dilnin prej klasës politike kundër SPAK-ut. SPAK-u është duke bërë punën e vet në interes të qytetarëve dhe BE. Të gjitha sulmet do i konsideroja të ndaluara. SPAK do të ketë mbështetjen tonë. SPAK ka punonjës me integritet. SPAK nuk është i politizuar.

Këto sulme janë të gabuara dhe absurde. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentar të caktuar, por mbron funksionalitetin e parlamentit. Imuniteti garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo deputetëve përballë ligjit. Mund të pezullohet nga autoritetet kur ka të tilla procedura” tha ai.

Foli edhe për kushtet e Bundestagut për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së. “Sikurse e dini ne kemi përcaktuar 15 kushte, deri tani është përmbushur pjesa më e madhe, por ka edhe disa pika të pakta, psh, reforma zgjedhore. Ligji për mediat është një tjetër kusht që duhet të plotësohet. Dhe reforma në administratën” tha ai.


Shtuar më 28.10.2023 10:57