Berisha: Ne jemi këtu sot të vendosur, të çojmë vendin drejt qeverisë teknike, drejt zgjedhjeve të lira

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalmin e tij të përnatshëm u shpreh se shqiptarët janë më të vendosur se kurrë të sakrifikojnë, për të çua vendin drejt qeverisë teknike, dhe drejt zgjedhjeve të lira. Berisha theksoi se shqiptarët gjithashtu se janë të gatshëm të mbrojnë interesin kombëtar pë t’i rikthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve ligjin, të drejtat, dinjitetin, shtetin ligjor, kushtetutshmërinë.

“Edi Rama pas atentateve që organizon dhe dështon me turp, ndërmerr arrestet politike jo vetëm ndaj Sali Berishës, por ndaj drejtuesve të tjerë të opozitës. Arreston të zgjedhurit e saj vetëm e vetëm se është i çmendur pas pasurive të bregut dhe do t’ia kaparojë ato të gjitha me vëllain dhe sojin e tij të fëlliqur. Por ne jemi këtu gardianë të të vërtetës. Ne jemi këtu qëndrestarë të pamposhtur. Avoketër të pakthyeshëm të interesit publik. Të dinjitetit njerëzor. Ne jemi këtu sot më të vendosur se kurrë të sakrifikojmë, të çojmë vendin drejt qeverisë teknike, drejt zgjedhjeve të lira. Të mbrojmë interesin tonë kombëtar. T’i rikthejmë Shqipërisë dhe shqiptarëve ligjin, të drejtat, dinjitetin, shtetin ligjor, kushtetutshmërinë. Të godasim, të presim me forcën e ligjit lidhjet e tmerrshme të politikës me krimin. Të presim me gërshërët e ligjit dorën e zezë të hajdutëve të pushtetit që varfëron shqiptarët. Të presim me forcën tonë tentakulat e korrupsionit ndërkombëtar mbi këtë vend. Shqipëria e shqiptarëve. Shqipëria vend demokratik, vend i lirë, e sigurt në rrugën evropiane, është dhe mbetet motivi ynë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.


Shtuar 16.07.2024 21:45

Tags: ,