Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se në garazhin e Ajola Xoxës janë gjetur 300 mijë euro dhe se apartamenti i tyre sekret ishte në emër të Dabullëve.
Berisha: Së fundmi, dua të informoj qytetarët se në kontrollin e fundit që iu bë Velicës, minierë floriri është.
Po! Në garazh u gjetën 300 mijë euro të fjetura aty.
Dhe ai apartamenti top sekret ishte i regjistruar në emër të Dabullëve, Albanit apo Besnikut, sqarojeni vetë ju.
Pra, apartamenti top sekret i Lalë Vjedhësit dhe Velicës në Sky Tower ishte i regjistruar në emrin e Dabullëve, merreni me mend ju sa pasuri kanë ata me Dabullët, me krahun politik të Hakmarrjes për Drejtësi.
Dabullët me dokumente janë krahu politik i Hakmarrjes për Drejtësi.
Janë Dabullët që dërgonin arka me minerale kur e kërkonin Shytët, etj.
Pra, janë gjetur 300 mijë euro, u regjistruan apo nuk u regjistruan, këtë nuk mund të vë dorën në zjarr.
A janë shënuar në procesverbale apo jo dhe a janë marrë në sekuestrim, këtë nuk e di.
Sepse ndodh prore që ata që i shohin edhe i përvetësojnë ose ia lënë të zotit.
Ka ndodhur.
Sa erdhën me Toyota Yaris? 5 milionë, 3.2 milionë janë shënuar aty. 1.8 milionë u vodhën pa dalë nga porti.
Pra, 300 mijë u gjetën në kasafortën sekrete të Velicës. Kasaforta gjendej në garazh.
Këto kisha unë dhe shumë të tjera do ketë në ditët në vijim.
Çfarë kam unë informacione se spiuni i apartamentit sekret ka qenë Nesti Angoni, i cili herë punon në OSHEE, herë të tjera punon në Këshill të Ministrave, është njëlloj Daniolli i Sherkës, personazhi i Rexhep Qosjes.
Është kryevepër.
Pra, këto kam të dhëna.
Kam të dhëna se janë gjetur në kasafortën e garazhit.
Por nuk kam të dhëna se a janë regjistruar, si janë regjistruar dhe sa u regjistruan.
Por fakti që nuk u njoftuan është shumë shqetësues. Nuk u njoftuan që u gjetën.
Më duket se nuk është njoftuar as kontrolli.
Janë eurot mbrapa. Urdhëro.
Kur u kontrollua Harabeli, u bë komunikata. Kurse kur u kontrolluan 300 mijë eurot, nuk u bë komunikata.
Ku janë? Mund të jetë teprim kjo se ndoshta janë numëruar një më një dhe janë sistemuar diku.
Fakti që nuk u bë njoftim, kërko paratë./Oranews