Ish-kryeministri Sali Berisha nga selia blu i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama.
Berisha i tha se revolucionin që do të trokasë në ndërtesën e tij, nuk e ndal dot.
Ai gjithashtu akuzoi Ramën se ka mbushur tarracën e PD me gardistë dhe forcat RENEA.
“Sot PD është shtëpia e lirisë. E patë historinë e turpit të sotëm, si u mblodhën fëmijë e njerëz që s’kanë lidhje me këtë forcë politike. Mos vazhdohet më tutje me këtë skenar. Ky është skenar destabilizues për vendin. I them Ramës i bindur të jesh se këtë revolucion as nuk mund ta ndalosh as nuk mund ta mposhtësh. Me këto që bën duke marrë peng Lul bravë, duke ia mbushur tarracën me punonjës të gardës…ata nuk paguhen për të ruajtur Lul bravën, por për të mbajtur rendin dhe qetësinë. Revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde. I them Edi Ramës që i ka mbushur tarracën me gardistë dhe RENEA. I them lëri lojërat mos luaj me pluralizmin politik. Është arritja më e madhe e shqiptarëve. Jemi gati të përballemi me çdo pengesë nuk ka asnjë synim patjetër veç t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë. Unë u bëj thirrje shqiptarëve dhe të gjithë demokratëve, të hënën në orën 16:00, të mblidhemi para Kryeministrisë në protestën e parë kombëtare të shpallur, jashtë parashikimit. Rrethanat e bënë të domosdoshme. Sllobodani i ri, do të pritet ashtu siç e meriton me protesta. Vjen këtu në kuadër të një projekt”, tha ndër të tjera ish-kryeministri”, tha Berisha./albeu.com