Berisha kërkon Ramën në Kuvend dhe “plekset” me Spiropalin: Po e mbyll pa nder

Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, për të diskutuar për çështjet që pritet të diskutohen sot.

Berisha tha se anti-mafia italiane është vënë në lëvizje dhe sipas tij Rama e di shumë mirë që e ka fundin e hidhur.

Berisha hodhi akuza edhe ndaj sekretarit të kryeministrisë Engjëll Agaçi. Ishte ministrja Elisa Spiropali që do i kundërvihej ish-liderit demokrat duke i thënë atij se po e mbyll pa nder.

Ish-kryeministri kërkoi sërish fjalën për replikë, por kjo e drejtë nuk ju dha.

“Kur i vura epitetit dhuratë madhi kisha parasysh aferën sesi e lumturoi gjeneralin Don Agaçio, komshiun e vet në Romën. Ndaj dua ti shpreh një mirënjohje të thellë anti-mafias italiane që po ecën me vendosmëri drejt kreut të Meduzës, siç ka ecur drejt Lal plehut. Kreu i Meduzës ndaj nuk mund të ishte sot në sallë sepse e dinte që unë do t’ja përplasja. Anti-mafia italiane është në veprim. Vite më parë kam përplasur në këtë parlament Don Agaçio dhuratëmadhi. Për Skavicën ti je fajtori numër një bashkë me Edi Ramën i projektit për përmbytjen e tokave pjellore të Dibrës, por kurrë nuk do ta bëni dot. Ai që më tha mua je kundër investimeve amerikane janë gënjeshtra ato. Unë jam pro por me një kusht që ato të bëhen me garë të hapur”, tha Berisha./albeu.com/


Shtuar 10.02.2022 13:17