Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila është partnerja e deputetit Enkelejd Alibeajt.
Në dokumentin e dorëzuar nga Sali Berisha në muajn tetor, thuhet se gjyqtarja Marsida Xhaferllari, s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Alibeajt.
Ish-kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën, në kohën kur u kërkua nga SPAK.
Së dyti, argumentojnë avokatët, ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.
“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë””,– thuhej në kërkesën e Sali Berishës.