Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, për nxjerrjen e dosjeve ‘sekrete’.
Berisha u shpreh se do të publikojë çdo dokument përveç atyre intime, duke shtuar se “të tjerat çfarë kanë lidhje me publikun do të publikoj çdo gjë”.
Gjithashtu, kryedemokrati theksoi se nuk do të kursejë asnjë njëri.
Sali Berisha: I kërkon përgjegjësi Altinit të tij se pse unë publikoj? Unë do të publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime që nuk i publikoj, cilido qofshi.
Të tjerat çfarë kanë lidhje me publikun do të publikoj çdo gjë. Unë ruaj proporcion në marrëdhëniet publike, ruaj strategjinë time sepse nuk kam ndërmend ta okupoj gjithë marrëdhëniet e mia publike me dosjet e krimit të tyre.
Jo. Do të merrem me qytetarët, përveçse me krimet, por ata nuk do ti kursej unë. Nuk do të kursej asnjë. Po ka çmenduri më të madh ti dalësh Zot një blerje të pamenduar rrobash 870 mijë euro.