Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mban sot fjalën e tij para mediave në Hotel Rogner në Tiranë.
Berisha e nisi fjalën e tij me një falenderim të veçantë për missin shqiptar, Floriana Garo, e cila së fundmi i është bashkuar foltores së tij.
“Garo ka qindra suksese në jetën e saj dhe e falenderoj përzemërsisht që u bë pjesë e foltores”, u shpreh Berisha.
Nga ana tjetër Floriana Garo u shpreh se ishte mjaft e emocionuar nga fjalët e Berishës, pasi sipas saj nuk e priste këtë vlerësim të ngrohtë nga ish-kryeministri.
Kujtojmë se Berisha e ka vendosur Floriana Garon si drejtuese të komunikimit të foltores./albeu.com/