Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndodhen në Vorë, ku po prezantojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha.
Gjatë fjalës së tij, Meta tha se ka deklaruar se kjo bashki është një nga dëshmitë më të forta të papërgjegjshmërisë së Ramës.
“Vora një nga dëshmitë më të forta të papërgjegjshmërisë së Ramës, në 4 vite 5 kryetarë të komanduar. Kjo bashki ka numrin më të madh të sipërmarrjeve për numër banorësh dhe sot ka falimentuar. Ku janë 14 mln euro investime? Të vjedhura abuzuar dhe shumë prej tyre edhe në SPAK. E rëndësishme që çështjeve si kjo t’i shkohet deri në fund sepse është e tmerrshme që të shohësh rrugë në Vorë ku nuk kalohet as më autoblinda jo më me automjete. Beso shumë tek vizioni i Indritit, plani i tij për urbanizimin e Vorës që do t’i ngrejë vlerën kësaj bashkie, tek energjia e tij dhe plani për ta shndërruar Vorën në shembull të suksesit të investimeve. Besoj edhe tek modeli ynë, i transparencës dhe llogaridhënies.
Nuk dua të flas për transparencën e bashkisë së Vorës. Asnjë nuk e di se kush është kryetari i këshillit bashkiak të Tiranës.
Sërish e kanë vërë në lista. 1.4 mld euro në një mandat në errësirë të plotë. kur ka ndodhur në Tiranë, po në Vorë e Kavajë?
1/ 3 e kryetarëve të bashkisë kanë përfunduar në burg ose janë të paditur. Plani ynë është i qartë për transparencë në investime publike, garantim i shërbimit të duhet për çdo taksë që shqiptarët paguajnë dhe ulje e kostos së jetesës për qytetarët. Të hymë në rrugën e ndryshimit që nis më 14 maj por që është i pandalshëm dhe shumë i shpejtë edhe në nivel kombëtar. Besoj tek mençuria juaj dhe e atyre me bindje politike të ndryshme por vidhen akoma më shumë nga Rilindja, sekt i papërgjegjshëm”, tha ai.
Ndërsa Berisha u shpreh se kandidatët e opozitës janë kandidatë të lirisë pasi janë zgjedhur nga votat e bazës.
Ish-kryeministri u shpreh se Indrit Hoxha do të bëjë gjithçka për të lehtësuar barrën e taksave për qytetarëve dhe për të menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme të ardhurat që vijnë nga taksat e banorëve.
“Jemi sot këtu për të paraqitur kandidatin për kryetar bashkie. Në dallim nga paraqitjet e mëparshme, vijmë sot me një kandidat që ju e keni votuar, me kandidatin e Primareve, të lirisë. Indrit Hoxha e kandidatët e koalicionit, për herë të parë në 32 vite nuk janë kandidatë të kryetarit dhe kryesisë së partisë, por të vullnetin dinjitetit e votës suaj.
E them këtë sepse për njeriun e lirë kuptimi më i thellë i lirisë, është dinjiteti i njeriut, në këtë kontekst ne deleguam tek ju zgjedhjen e kryetari të partisë, kandidatit për kryebashkiak, nesër të deputetit, dhe ju garantoj se do jeni vendimmarrës absolut për përfaqësuesit tuaj.
Ky faktor është mirëpritur nga demokratët, simpatizantët dhe mbarë shqiptarët.
Krahasoni Indrit Hoxha me kandidatët e partisë së Ramës.
Kandidatët e tjerë janë ata që pas mesnate dolën nga zyrtare PS pa u pyetur asnjë socialist i vetëm, mbajnë dy-tre emra, nuk përfaqësojnë socialistët dhe mbështetësit e PS, por krimin , bandat organizatat kriminale shtetërore dhe jo.
Ky është një dallim i madh.
Ndaj siç jeni dëshmitarë, kudo nga jugu në veri ka një epërsi morale të opozitës dhe nga kandidatët e lirisë, kjo ka sjellë një frymë fitorjeje që Shqipëria nuk e ka patur ndonjëherë më të fuqishme që nga ‘92.
Indrit Hoxha do jetë shërbëtori juaji përulur që do bëjë me përkushtim gjithçka për të menaxhimin më transparent të burimeve e taksave tuaja, si dhe çka në dorë me këshillin bashkiak për të lehtësuar barrën e detyrimet tuaja të pamerituara ndaj shtetit e bashkisë”, tha Berisha.