“Na vijnë, na shajnë me rob e me çka kena. Na vijnë na thojnë filan deputet ka me ardhë me ju blloku shpitë se s’keni dhanë votën tamam…”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale.
Në një status në facebook, Berisha shkruan se banorët në zonën e Gurit të Zi në Shkodër po terrorizohen për lekët që kanë marrë nga Partia Socialiste për të votuar për të.
Denoncimi i plotë:
Ndodh edhe kjo në Gurin e Zi, Shkodër! I terrorizojnë për lekët e votave! Sb Prsh. Jam një banor i fshatit Guri Zi Shkoder, të shkruj për një hall. Na kanë ardhë në shpia me zor me na ofru lekë per vota këto të PS, e tash na vijnë me na marrë shpirtin tu na kërcënu se s’u kanë dalë votat.
Na vijnë, na shajnë me rob e me çka kena. Na vijnë na thojnë ‘filan deputet ka me ardhë me ju blloku shpitë se s’keni dhanë votën tamam’.
A ka kund ndonjë vend me iu anku se në polici i kanë tanë këto vetë e s’kena forcë me i nxjerrë emrat e tyre që t’i marrë shteti e t’i fusin nëpër burgje.
S’na lanë rehat njerëzit e Paulin Sterkës, jena ba me lëshu shpiat. Keni 8 vjet që po na rreni me pushtet, po iherë që na erdhi mundësia neve me ju rrejt, pse po hidheni mor bij bushtrash…