Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat nga selia blu bëri një deklaratë të fortë, ndërsa theksoi se dosja e Belinda Ballukut është ndarë.
Sipas tij, SPAK ka ndarë çështjen në dy dosje, një për Ballukun dhe tjetrën për Ramën.
“Edi Rama ka hallin se është në radhë pas Lubisë. E keni marrë vesh ju se është ndarë dosja në dysh.
Dosja e Lubisë dhe dosja e Ramës. Nuk fle më dosja e Ramës.
Dhe ai tani po bën gjithçka për të përdorur Lubinë si parzmore. Shqiptarët nuk do jenë indiferentë.
Do jenë ata që do imponojnë ligjin dhe drejtësinë.
Po kështu dje, për herë të dytë, në një ndërhyrje tjetër, iu përmend gjykatësve rrogat, sikur i ka nga pronat e Surrelit, sikur i jep nga fondet e vjedhura dhe jo nga buxheti i shtetit.
Një akt pacipësie, në një kohë kur ata gjykojnë, ai përpiqet t’i kërcënojë.
Të përdorë buxhetin e qytetarëve që e ka vjedhur vetë për të këcënuar gjykatësit që kërkojnë të mbrojnë buxhetin nga hajdutët.
PD dënon me forcën më të madhe dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë, të gatshëm për protestat më të fuqishme që vendi ka njohur, për t’u ndarë përfundimisht nga kjo bandë që kombi shqiptar nuk e ka pasur kurrë në drejtim që nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot”, tha Berisha.
