Berisha: Basha është “pus i zi”, ka dy dosje, drejtësisë ta “gozhdojë”

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme në “ABC” i bëri thirrje drejtësisë që të “gozhdojë” Lulzim Bashën, që sipas liderit historik të PD-së është i përfshirë në pastrim parash përmes dy dosjeve, “Toyota Yaris” dhe lobimit në SHBA.

“Sali Berisha i ka bërë të qartë “Lul Kimikut” se unë, nuk ka njeri që përulet më shpejt para së vërtetës, por jo mashtrimit. E dija se ai ishte edhe peng. Kisha koha. Ishte “Toyota Yaris”, dosja Nik Muzin. U bëj thirrje agjencive të vendeve partnere të hetojnë këtë person, për larje parash të pista, pasi do të gjejnë një “pus të zi”. Ky njeri që mbrohet me mercenarë në mes të Tiranës, të licencuar nga Rama”.

Por përse nuk reagoi më herët? “Unë ja kisha thënë qoftë për “Toyota Yaris” “që t’i prishe hetimin”. Nik Muzin pati një deklaratë. Donald Lu më erdhi në zyrë dhe më tha “është i zhytur”. Më soli dosjen dhe aludonte se ishin para ruse. Nuk mendoj se ishin ruse, por mendoj se ishin një skemë larje parash e turpshme. Prokuroria e Belgjikës vazhdon hetimin me insistim të madh për “Toyota Yaris” dhe unë kam besim si te ajo si te agjencitë e zbatimit të ligjit që Basha do të “gozhdohet” edhe për krimet e kryerja në drejtim të larjes së parave” tha ai.

Lulzim Basha e akuzoi se lëvizja e tij është për interesa personale, por Sali Berisha zbulon një tjetër bisedë. “Nuk ka Sali Berisha interesa personale, por në aspektin njerëzor, besë-prerja, ky njeri më kishte deklaruar mua një javë para vendimit. I them unë “Lulzim një forcë që pranon një gënjeshtër për të vërtetë nuk meriton të eksitojë, dhe ky njeri më tha “ke të drejtë dhe më pas kreu aktin e pabesisë më ekzemplar” deklaroi ai.


Shtuar 11.01.2022 20:04