Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj ministres Belinda Ballukut, për ndërtimin e Skavicës. Nga Kuvendi, Berisha i tha se ajo duhet ta harrojë Dibrën, duke e ironizuar me Enver Hoxhën dhe me gjyshin e saj.
‘Dy fjalë për atë që tha zonja se nuk ka as sy të shikojë se ia ka zënë hajnia. Ato që janë bërë nga ajo qeveri para jush, janë epokale.Është bërë një betejë epike me gazin rus dhe është sjellë në Europë gazi azer. Janë licencuar dhe ndërtuar nga ajo qeveri, për 432 hidrocentrale, të gjitha me teknologji lega artis.E treta, harroje Skavicën. Kur të mbysësh ti Dibrën, do zgjohet Enver Hoxha dhe Beqir Balluku nga varri. Kurrë nuk do e përmbysësh Dibrën ti..’- tha Berisha.