Berisha: Altin Dumanin nuk ka ndryshim Kushtetute që e shpëton nga krimet që ka kryer

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm ka denoncuar kreun e SPAK, Altin Dumani se sillet si një armik i shqiptarëve, duke e paralajmëruar se nuk shpëton dot nga krimet që ka kryer. Gjithashtu Berisha u shpreh se këto janë standardet e turpshme, të neveritshme të një njeriu që zbaton i marrë peng këmbë e kokë, urdhrat e padronit të tij Edi Rama.

“Këto janë standardet e turpshme, të neveritshme të një njeriu që zbaton i marrë peng këmbë e kokë, urdhrat e padronit të tij Edi Rama. Dhe kalon në çdo dalje publike, duke ditur se krimet e rënda që ka kryer, kërkon ‘më ndryshoni Kushtetutën që të më dyfishohet mandati’. Ja, ia them unë këtu se nuk ka ndryshim Kushtetute që e shpëton nga krimet që ka kryer. Altin Dumani sillet si një armik i shqiptarëve me Edi Ramën. Domethënë në qoftë se ministri vjedh e shpërdoron 120 mijë euro të BE, arrestohet dhe burgoset. Po kur vjedh qindra milionë të qytetarëve shqiptarë, kur në procedurë të sterilizimit, në kundërshtim me atë çka thotë, rrit çmimin e sterilizimit jo 10 apo 20, po fiks 83 herë, kjo nuk është krim sepse këtë ua bën shqiptarëve, të cilët Edi Rama i urren gjer në palcë. Të cilët Edi Rama i urren gjer në palcë,” tha Berisha.


Shtuar 15.07.2024 21:25