Shqiptari Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, është bërë kryefjalë e mediave, pasi doli i treti në Eurovision ku përfaqësonte Zvicrën.
Mirëpo mediat serbe e kanë sulmuar talentin e ri, për shkak se kur Shqipëria i dha Zvicrës 12 pikë, ai bëri me duar shqiponjën.
Këtë akt mediat serbe e kanë quajtur skandaloz dhe provokim.
Lidhur me këtë ka reaguar vetë këngëtari, ku është shprehur se gjesti i tij nuk ka patur me qëllimin provokimin e tyre.
“Shqiptarët gjithmonë më kanë mbështetur dhe janë krenarë për mua. Ishte një gjest për të thënë faleminderit. Është një traditë shqiptare.”, tha Gjoni duke shtuar më tej: “Nëse dikujt nuk i pëlqen kjo, nuk është problemi im. Por më trishton paksa që media të caktuara duan ta shndërrojnë atë në një skandal. Unë jam një këngëtar, jo një person politik dhe nuk kam asnjë problem as me Serbinë”