Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë ku nja makinë tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në vendin e njohur si ‘Gurët e Skënderbeut’.
Në vendngjarje kanë shkuar Policia dhe Ambulanca, por nuk e kanë gjetur askund shoferin, i cili ishte arratisur.
Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com