Ben Blushi largohet nga Top Channel

Ben Blushi është larguar nga Top Channel ditën e sotme.

Ai u ka dërguar ditën e sotme një email gazetarëve ku u ka njoftuar largimin duke u përshëndetur me ta.

“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel.
Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim më atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi”, thuhet në mesazhin e tij.

Ky largim vjen katër vite pas një drejtimi të tij në krye të Top Medias.

Ende nuk dihet kush do e zëvendësojë Blushin në këtë post, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky largim i tij ka të bëjë me një rikthim të mundshëm në politikë./albeu.com/


Shtuar 2.12.2021 14:56