Begaj shmang pyetjen, nuk përgjigjet për propozimin e Ramës për Asociacionin

Presidenti, Bajram Begaj, ndodhet sot në Kosovë, ku mori pjesë në ceremoninë e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kosovë.

Begaj u pyet nga gazetarët në lidhkje me draf propozimin e kryeministrit Edi Rama për Asociacionin. Begaj iu shmah pyetjes, duke thënë: “Gëzuar festën!” Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz

Teksa prezantoi propozimin, dy ditë më pare Edi Rama tha se “dokumenti është konfidencial”, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”./albeu.com/


Shtuar 10.06.2023 14:56