Begaj “pret” Metën, a ka gjasa të përsëritet precedenti i Sandër Lleshajt?

Bajram Begaj është i përzgjedhuri i socialistëve për postin e presidentit të ri të vendit. Kandidatura e tij do të votohet sot në seancën e posaçme të Kuvendit.

Megjithatë, gjërat duket se nuk po shkojnë sipas planit. Begaj aktualisht mban postin e shefit të Shtrabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Për të nisur rrugëtimin e tij drejt Presidencës, ai duhet të lirohet nga detyra aktuale. Sipas Kushtetutës, presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike.

Të lidhura

None found

Begaj do të paraqesë dorëheqjen e tij te ministri i Mbrojtjes, por edhe tek presidenti Ilir Meta, i cili është edhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Duket se këtu nis edhe ngërçi. Ndërkohë që PS duhet të depozitojë kandidaturën e Begajt në Kuvend këtë mesditë, ai ende rezulton në detyrë te FA. Nga ana tjetër, socialistët presin firmën e Metës për lirimin e tij nga detyra, por kreu aktual i shtetit ndodhet në një vizitë në Turqi.

Sjellim në vëmendje se një situatë e ngjashme ndodhi me Sandër Lleshajn, të cilin kryeministri Edi Rama e emëroi ministër të Brendshëm, por Meta nuk pranonte asokohe për ta liruar nga detyrat e tij ushtarake.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş