Begaj merr sot detyrën e Presidentit, Presidenti i KiE e uron: Mezi presim të ndërtojmë bashkë të ardhmen e përbashkët

Sot, presidenti Ilir Meta i dorëzon presidencën të emëruarit si kreu i shtetit Bajram Gegajt. Një urim ka ardhur dhe nga Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, i cili thotë se mezi pret që të ndërtojnë së bashku të ardhmen e përbashkët.

“Urime për Bajram Begajn për marrjen e detyrës si President e Shqipërisë. Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan Michel.

 


Shtuar 24.07.2022 10:03