BE dënon kaosin në Kuvend: Një Parlament funksional shtylla e procesit drejt anëtarësimit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar pas situatës kaotike të krijuar në Kuvend më 20 nëntor.

Përmes një reagimi në “Facebook”, BE rikujton misionin e parlamentit dhe thekson rëndësinë e dialogut mes palëve, opozitës dhe maxhorancës.

REAGIMI I BE
Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Të hënën e 20 nëntorit, seanca maratonë e parashikuar për diskutimin e buxhetit 2024 u mbyll për 5 minuta.

Shkak u bë situate e tensionuar e shkaktuar nga opozitarët. Flamur Noka ndezi tymuese dhe flakadanë në sallë. Kjo bëri që salla e Kuvendit të mbushej me tym dhe madje një nga ulëset u përfshi nga flakët.

Nisur nga kjo situatë socialistët kanë mbledhur firmat dhe kërkojnë përjashtimin e deputetëve të Rithemelimit.

Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën edhe pse nuk dihet ende numri i deputetëve që PS ka kërkuar të përjashtojë./albeu.com


Shtuar 22.11.2023 10:13

Tags: , ,