Bashkëshortja e Zelenskyyt habit me deklaratën për Putinin

Bashkëshortja e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, i ka qëndruar këto ditë pranë Zelenskyy-t në rezistencën kundër bombardimeve dhe agresionit rus.

Olena Zelenski, 44 vjeçe, po strehohet në Ukrainë bashkë me dy fëmijët e saj, Aleksandara, 17 vjeçe dhe Kiril, 9 vjeç.

Në postimet e saj të fundit ajo ka tronditur jo pak me deklaratën e saj, ku shprehu që është kërcënuar me vdekje nga Putin.

“Unë jam Olena Zelensky, jam gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Ne u martuam në 2003-shin. Vajza jonë lindi në 2004 dhe djali në 2013. Unë jam një shkrimtare dhe një arkitekte. Dhe jam nën kërcënimin e vdekjes nga zoti Putin.”

Ndërkohë në postimete mëparshme , Olena shpreh mbështetjen e plotë të vendit të saj: “Unë nuk do lë të më zërë paniku ose të shpërthej në lot. Do jem e qetë dhe e sigurt. Fëmijët më shikojnë dhe unë do të qëndroj pranë tyre dhe pranë burrit tim. Por edhe pranë jush. Ju dua dhe dua Ukrainën”.

“Të dashur ukrainas! Unë ju shikoj të gjithëve. Në TV, në rrugë, në internet. Unë shoh postimet dhe videot e juaja. Dhe e dini çfarë? Jeni të mrekullueshëm. Jam krenare që jetoj me ju në të njëjtin vend”, ka shkruar Zonja e Parë.


Shtuar 4.03.2022 18:35