Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku ish-vjehrri ekzekutoi ish-dhëndrin dhe plagosi avokatin e tij.
Së fundmi është zbardhur deklarata e plotë e Dhurata Saliaj, e arrestuar si bashkëpunëtore e babait të saj në vrasjen e Kudret Saliajt.
“Me Kudretin kishim marrëdhënie të acaruara, kërcënonte se do më vriste. Sa herë doja të takoja fëmijët, na kërcënonte”- ka deklaruar ndër të tjera Dhurata Saliaj.
Deklarata:
Sa here une tentoja te kontaktoja me femijet, ai vinte te puna e babit ose ne shtepi dhe na kercenonte dhe thoshte se do me vriste.
Rasti me i fundit ka qene para 3 ose 4 ditesh qe erdhi ne shtepi ne Picar dhe na kercenoi si familje. Kur vinte ne shtepi shumicen e hereve i dilte mami dhe perballej me te se mua kishin frike te me nxirnin. Para 1 muaji mami ka marre urdher mbrojtje nga ai per 1 vit.
Familja ime ka jetuar nen presion kaq muaj. Kam shkuar me babain tek gjykata dhe ja kam bere te qarte Kudretit se une femijet nuk i le. Doja te takoja djalin ti flisja. Aty ndodhi ngjarja. /albeu.com/