“Bashkëpunëtore në vrasje”, eleminimi i biznesmenit shqiptar në Itali, në pranga edhe një grua

Të tjera detaje kanë dalë për vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar shqiptar në Itali, Fatmir Ara.

Ara u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo, Canavese pranë Torinos.

Për këtë ngjarje u ndalua nga karabinierët një 30-vjeçar me banim në Mathi, me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasje.

Por me sa duket ngjarja ka marrë rrjedhë të re, pasi në pranga ka rënë edhe një grua 44-vjeçare.

Sipas medieve italiane të dy akuzohen për bashkëpunim në vrasje me paramendim.

Fatmir Ara u gjet i lidhur në një pemë dhe sipas autoriteteve fillimisht u masakrua me thikë para se të ekzekutohej me të paktën 3 plumba pistolete, edhe pse dyshohet se janë përdorur dy armë zjarri nga autorët.

Davide Osella, i cili pranoi krimin, pas një marrjeje të gjatë në pyetje pas arrestimit ka dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, të hedhur larg në distancë nga vendi ku është kryer krimi, dorezat e përdorura për kryerjen e vrasjes dhe arma.

Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri”.

Përveç përfshirjes së tij në trafikun e droge , Ara, disa  vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg./albeu.com/