Basha uron besimtarët katolikë për Pashkë: Ditë më të mira po vijnë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve. Basha shprehet në Facebook, se kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqën.

“Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet”, shkruan Basha.

Urimi i plotë

Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.

Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.

Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Për shumë vjet gëzuar!


Shtuar 4.04.2021 09:05