Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Po vazhdon të rritet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë. Aktualisht kemi 14 mijë e 101 raste aktive.

Që nga marsi i viti 2020, numri total i rasteve pozitive është 92 mijë se 975 raste nga 439 mijë e 036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa, numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 1 mijë e 906 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76 mijë e 968 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 4.143 mostra prej të cilave 777 raste kanë dalë pozitive.

” Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.143 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 777 raste pozitive”, ka njoftuar dje IKSHPK.


Shtuar 4.04.2021 08:54

Tags: ,