Basha u bën fermerëve premtimin e madh: Do japim 100 milion euro në vit

Kryedemokrati Lulzim Basha teksa ka takuar nga afër fermerët në Malësinë e Madhe, u ka premtuar se nëse PD vjen në pushtet ata do të marrin subvencione 100 milionë euro në vit, që do t’i kthejë ata në pjesë të shtresës së mesme me të ardhura 1 milionë lekë në muaj.

Më tej, Basha ka firmosur edhe një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësues të kultivuesve të bimëve medicinale.

Do eliminohet çdo burokraci. Nga pronësia e deri tek NIPT-et. Numri i identifikimit do të jetë edhe NIPT për të. 100 milion euro në vit do të mundësojë që fermeri ta gëzojë punën e vet e të kthehet në shtresë të mesme. Fermerë punëtorë që krenohet me prodhimin  e tyre. Të paktën 1 milion lekë të vjetra të ardhura në muaj. Do ulin kostot e prodhimit. E kemi studiuar që nga fidanët, farat apo kosto e naftës. Heqja e taksës Rama që se e ka bërë të tretën më të shtrenjtë. Shqipëria mund të kthehet në shembull pozitiv, një nga këto është për bimët medicinale, apo erëzat”, tha ndër të tjera kreu demokrat.


Shtuar 5.04.2021 13:53