Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se qeveria po ushtron presion të lartë ndaj organeve të drejtësisë për të mos hetuar skandalin e pagave dhe atë të inceneratorëve, që sipas Bashës janë të lidhur me njëri tjetrin.
Basha tha se SPAK ka mbështetjen e PD dhe të tijën personale përkundër presioneve në lidhje me këtë çështje dhe skandalin e inceneratorëve.
“I bëj thirrje SPAK, BKH dhe SHISH që të krijojnë infrastrukturën e nevojshme që personat përgjegjës për këtë skandal të vihen para drejtësisë.
Përfaqësitë e huaja në Tiranë të ofrojnë mbështetjen për këto struktura sepse informacionet pranë PD tregojnë për presion politik nga personat të përfshirë direkt në këtë skandal patronazhimi sikundër të vazhdon presion që skandali për inceneratorët të mbyllet me Kokën që është vetëm bishti.
SPAK ka mbështetjen e PD dhe timen personale, përkundër presioneve nga ata që janë kapur në flagrancë, jemi të vendosur të zhvillojmë me përkushtim, të gjithë thellësinë dhe asnjë ndalesë atë që kushtetuta i ka garantuar”, tha Basha./albeu.com/