“Kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE…”
Pas pjesëmarrjes së disa komisionerëve të BE-së në tryezë online me Lulzim Bashën, ka reaguar ashpër kryeministri Edi Rama duke e quajtur këtë një ndërhyrje në fushatë dhe në punët e brendshme të Shqipërisë.
“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!”, shkruan Rama në “Tëitter”.
“Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”, shton kreu i qeverisë. /albeu.com/