Basha nuk pyet për COVID-19 dhe organizon miting, Policia e Shtetit gati gjobat

Subjektet politike vijojnë të thyejnë rregullat anti-COVID në kuadër të fushatës politike. Që të gjitha palët janë gjobitur disa herë deri tani, por duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë.
 
Jo më larg se dje, mitingu i kreut të PD, Lulzim Basha në Kavajë ka sjellë reagimin e Policisë së Shtetit.  Ndaj për këtë arsye Policia e Shtetit ka shprehur shqetësimin për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik.
 
“Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.
 
Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.
 
Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme.”-njofton Policia.


Shtuar 11.03.2021 17:26